Remitencat nga mërgimtarët dhe personat në punë të përkohshme jashtë vendit janë të rëndësishme për ekonominë e vendit, vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska në intervistat për radion australiane SBS dhe për e-magazinën “Antoris”.
“Edhe krahas kësaj që remitencat janë burim shtesë i rëndësishëm të të ardhurave për një pjesë të familjeve, të cilat e përmirësojnë standardin e tyre të jetesës, ato kanë edhe rëndësi më të gjerë makroekonomike, duke e rritur potencialin devizor të ekonomisë. Remitencat janë burim i rëndësishëm të mjeteve në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave dhe kontribuojnë për
ruajtjen e deficitit të ulët të llogarisë rrjedhëse”, thotë Angellovska-Bezhoska.