HBA-ja 25 vite janë mik i vërtetë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili në vepër e tregon rëndësinë e ndërtimit të urave ndërmjet shteteve. Edhe pse nuk janë vetëm numrat ato që e tregojnë përkushtimin e popullit të SHBA-së në prospertitetin shtetin partner në Ballkan, ato janë impresive, u shpreh ministrja e Financave, Nina Angelovska në takimin e parë zyrtar me ambasadoren amerikane në vend, Kejt Mari Bërns.
“SHBA-ja nëpërmjet USAID-it kanë investuar 640 milionë dollarë në programet të cilat krijuan vende të reja të punës, kanë përkrahur zgjedhje të lira dhe korrekte, i kanë përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike dhe kontribuan për kyçjen e grupeve të margjinalizuara”, shtoi ministrja Angelovska.
Siç kumtoi Ministria e Financave, paradokohe shteti ynë e fitoi edhe pjesën e dytë prej 11 milionë dollarë prej grantit nga SHBA-ja, i cili është 25,5 milionë dollar dhe është i dedikuar për zhvillim. Projektet e realizuara në këto korniza, thuhet në kumtesë, kanë për qëllim për të përmirësuar qasjen në financa të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe të sigurohet siguri më e madhe energjetike.
Pjesë nga mjetet janë të dedikuara për ndihmë në ndërtimin e kapaciteteve në pushtetin ekzekutiv dhe drejt rritjes së kyçjes të grupeve të margjinalizuara në shoqëri.