15 Nëntor 2018 / 16:21
Qëndrime kundërthënëse të zv.kryeministrit Koço Angjushev dhe ministrit të bujqësisë, Lupço Nikollovski, nëse Maqedonia duhet t’i ndërrojë produktet që eksportohen pas ndryshimit eventual të emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ministri i bujqësisë shprehet se nëse e kërkon nevoja, do t’u ofrojnë mbështetje bujqve në këtë pjesë.
Mendoj se marrëveshja është e qartë, se fjala “maqedonase” në të gjitha produktet që prodhohen në Republikën e Maqedonisë do të mbetet. Do të thotë, nuk ka nevojë për ribrendim-deklaroi zv/ kryeministri Koço Angjushev.
Kjo çështje do të ndiqet. Është çështje që prek në përgjithësi ekonominë. Ne jemi të fokusuar që të japim mbështetje të vazhdueshme sistemore për bujqit, gjithashtu fokusi jonë është që me masa të reja të rritim bujqësinë. Ne me çdo mënyrë do ta mbështesin sektorin që është baza e ekonomisë së vendit- deklaroi Lupço Nikollovski- ministër i Bujqësisë.
Tasos Haniotis nga Greqia, i cili është drejtor i përgjithshëm i bujqësisë në Komisionin Evropian, nuk deshi të përfshihet në qëndrimet e ndryshme të politikave maqedonas.
Kjo është diç që ju duhet të vendosni kur do të ndodhë. Nuk erdha që të diskutoj për çështje konkrete politike dhe kjo nuk është në domenin tim, por megjithatë kjo varet prej jush- tha Tasos Haniotis- drejtor i përgjithshëm i bujqësisë në KE.
Në konferencën e ministrave të bujqësisë nga shtetet e Evropës Juglindore në Strugë, u shtruar edhe çështja e bllokadave dhe tarifave të larta për eksportin e produkteve bujqësore.
Kur flasim për barrierat, për ne është dëshpërues vendimi i Kosovës që Bosnjës dhe Serbisë t’u vendosë taksa për të gjitha produktet për 10% për import në Kosovë. Për këtë duam të flasim sepse bashkëpunimi rajonal dhe tregu i lirë për ne janë shumë të rëndësishëm- SINKRON – deklaroiMirko Shareviq- ministër i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike, BeH.
Qëndrimi jonë është i qartë. Kjo vështirëson situatën dhe nuk çon drejt përforcimit të bashkëpunimit në rajon. Gjithashtu krijon probleme lidhur me marrëveshjet e CEFTA-s rreth shumë çështjeve- deklaroi Senad Mahmutoviq- sekretar shtetëror i bujqësisë në Serbi.
Ministri i bujqësisë së Kosovës mungoi në takim për shkak të dorëheqjes nga posti.
Miki Trajkovski
Loading…