Anglia ka një problem serioz pas ndeshjes kundër Kosovës

Anglia ka një problem serioz pas ndeshjes kundër Kosovës
13:09 | 11 Shtator 2019

Përkundër fitores ndaj Kosovës, vazhdojnë kritikat për Anglinë.

Anglia mposhti Kosovën me rezultat 5:3 në duelin e tyre në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Mirëpo, fitorja u përcoll me kritika të ashpra pas ndeshjes për paraqitjen e zbehtë të mbrojtjes te skuadra e selektorit Gareth Southgate.

Analisti i “Daily Mail”, Martin Samuel ka kritikuar ashpër Anglinë për mënyrën e mbrojtjes.

“Nëse mbrohemi kështu kundër një skuadre të mirë, kundër një konkurrenti për Kampionatin evropian në verën e ardhshme, Anglia nuk ka ahanse, aspak”, shkroi ai në komentin e publikuar pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Anglia ishte në disavantazh 0:1 në minutën e parë të ndeshjes por më pas u rikthye dhe shënoi pesë gola në pjesën e parë.

Por, Kosova arriti të realizojë dy herë të tjera në të dytën duke shfaqur problemet e Anglisë në mbrojtje. /Lajmi.net/

TAGS