Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale, partitë politike nëpërmjet mediave kanë filluar publikimin e rezultateve të anketave dhe sondazheve, të cilat shpesh herë japin rezultate shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Komunikologu Petar Arsovski vlerëson se një ndër problemet gjatë matjes reale të opinionit publik është mungesa e regjistrimit të popullsisë.
Anketat për preferencat politike në thelb, meqë janë metodë statistike janë relativisht të sakta dhe nuk ka problem metodologjik për realizimin e anketave. Në Maqedoni ka dy probleme. I pari është që për shkak të mungesës së regjistrimit dhe në mungesë së statistikës së saktë se sa njerëz janë në vend gjatë gjithë kohës, është e vështirë të arrihet tregues përfaqësues. Problemi i dytë është problem politik meqë partitë politike i shfrytëzojnë anketat si metodë shtytjeje. Më shumë si metodë për bindjen e qytetarëve se kush do të fitojë më shumë se sa për të mësuar realisht se si është bindja e qytetarëve – tha Petar Arsovski, komunikolog.
Përqindja e mbështetjes nga qytetarët për kandidatët për president lëviz varësisht medias që transmeton informacionin ose Agjencisë e cila ka realizuar anketën. Sipas Arsovskit, anketat e gabuara krijojnë apati dhe cinizëm të elektorati dhe e ulin në përgjithësi daljen në votime.
Ekziston ligj se si raportohet për anketën. Duhet patjetër të dihet porositësi, mostra, kush e ka zbatuar anketën dhe ju më shumë nuk mund të kërkoni nga media. Nëse ka agjenci për matjen e opinionit publik të cilat pajtohen që të marrin autorësinë e anketës pas së cilës nuk qëndrojnë ose anketës e cila është keqpërdorur nga aspekti etik, mediat nuk kanë shumë zgjedhje sepse kanë porositës dhe kanë numra. Problem është te keqpërdorimi nga ana e partive politike të Agjencive për matjen e opinionit publik dhe jo keqpërdorimeve nga mediat – deklaroi Petar Arsovski, komunikolog.
Në disa prej anekave të publikuara së fundmi, Stevo Pendarovski thuhet se udhëheq para Gordana Siljanovskës me 8 deri 10% kurse në disa të tjera, Siljanovska raportohet se udhëheq para Pendarovskit me 4 deri 5%. Ndryshon vazhdimisht edhe përqindja për mbështetjen ndaj kandidatit Blerim Reka. Të rëndësishëm ose target i partive politike janë “të papërcaktuarit” përqindja e të cilëve para çdo cikli zgjedhor varion nga 30 deri 40 për qind.
Fatlume Dervishi
Loading…