Ankohej vazhdimisht për dhimbje veshi, e tmerrshme cka i gjejnë mjekët brenda tij

Ankohej vazhdimisht për dhimbje veshi, e tmerrshme cka i gjejnë mjekët brenda tij

Një grua kishte dhimbje të mëdha në vesh, dhe kështu vendosi të shkojë te mjeku për t’u kontrolluar dhe parë se çfarë po ndodhë me të.

Por, mjekja Varanja Ngantave, 25-vjeçe, zbuloi në një spital në Bangkok se në veshin e pacientes gjendej një zhapin.

 “Ky është rasti im i fundit për sot. Jam e hutuar. Si është e mundur që një zhapin me përmasa të tilla të përfundoj në vrimën e vogël të veshit”, ka shkruar në Facebook mjekja Ngantave.

Pas intervenimit ajo i bëri disa ekzaminime shtesë pacientes për t’u siguruar nëse ka mbetur ndonjë gjymtyrë e zhapinit në vesh, por për fat të mirë vrima ishte e pastër.

Bëhet fjalë për llojin Geko që në Tajlandë është shumë i shpeshtë dhe e quajnë Jing Jok, e mjekët nuk arritën ta kuptojnë se si është futur në vesh dhe të mbijetoj për dy ditë.

TAGS