Ankth për Cristiano Ronaldon/ Mamaja e futbollistit pëson goditje në tru

Ankth për Cristiano Ronaldon/ Mamaja e futbollistit pëson goditje në tru

Orë ankthi për Cristiano Ronaldon në prag të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Milanit. Mamaja e futbollistit Dolores Aveiro mëngjesin e sotëm është shtruar në spital në Portugali pas një goditje në tru. Lajmi është bërë i ditur nga mediat portugeze sipas së cilave 65-vjecarja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në terapi intensive.





Mediat lokale thonë se ajo është në gjende stabile dhe e vetëdijshme. Asaj pritet t’i bëhen edhe disa teste të tjera mjekësorë gjatë orëve në vijim për ta kuptuar gjendjen e saj shëndetësore edhe më mirë.Sidoqoftë, mjekët nuk do të komentojnë gjendjen e saj pa kaluar 12 orë, koha e nevojshme për të kuptuar nëse goditja ka shkaktuar dëme.

Në shkurt të vitit të kaluar, gjatë një udhëtimi në Itali për ta festuar ditëlindjen e 35-të të Ronaldos, ajo e pranoi se ka probleme të reja shëndetësore. Dolores kishte zbuluar se “ishte duke luftuar për jetën e saj”, pasi që ishte prekur sërish nga kanceri.

TAGS