Ankthet më të zakonshme dhe çfarë domethënie kanë

Ankthet më të zakonshme që njerëzit i përjetojnë janë humbja e dhëmbëve, pamundësia për të shkuar në tualet dhe përndjekja nga dikush.

Nëse ëndërroni se po ju ndjek dikush…

Të ndiqesh nga dikush do të thotë se në jetën e vërtetë jeni në kërkim të një qëllimi. Kjo do të thotë se ju jeni duke ndjekur diçka në jetën reale dhe jeni duke u përballur me disa probleme dhe nuk po mund ta arrini atë.

Nëse ëndërroni se po iu bien dhëmbët…

Dhëmbët përfaqësojnë fuqinë dhe besimin. Ju i shfaqni dhëmbët kur qeshni. Kur ëndërroni se dhëmbët po iu bien, atëherë ekziston një situatë në jetën reale që po ju bën ta humbni fuqinë dhe besimin, që përfaqësohet në ëndërr si dhëmbët tuaj.

Gjëja më e mirë për ta bërë është që të shfaqeni me vetëbesim, për shkak që duke e bërë atë ju do të filloni të ndjeheni të tillë.

Nëse ëndërroni se duhet të shkoni në tualet por nuk mund ta arrini atë…

Të kesh nevojë për të shkuar në tualet përfaqëson të qenit në gjendje për t’i shikuar nevojat tuaja. Është simbol i njerëzve të cilët i shikojnë më shumë nevojat e të tjerëve se të vetat. Mënyra më e mirë që t’i shikoni nevojat e tjerëve është që t’i shikoni tuajat më parë. /Telegrafi/

TAGS