Alsat 2019-09-17T16:03:28+02:00
Komisioni anti korrupsion u shpreh për iniciativën e inspektorit Gjorgje Ilievski duke u shpallur jo kompetent për të. Kjo do të thotë se në fuqi mbeten vendimet e komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë. Vendimi i fundit këtij komisioni, i pati anuluar lëndët e Gjjorgje Ilievskit, duke konstatuar parregullsi nga ana e tij, konkretisht se inspektori Ilievski është jo kompetent që të sjellë akt vendim për marrjen e titujve mësimor shkencor. Sipas vendimit të shkallës së dytë, inspektori nuk ka pasur bazë ligjore për sjelljen e aktvendimeve në lënde të tilla. Sipas qëndrimit të ri të anti korrupsionit, ky organ nuk është kompetent të shqyrtojë një rast të tillë për shkak se kuadri ligjor mundëson që institucione të tjera të përcaktuara me ligj kanë të drejtë të plotë të shqyrtojnë raste të tilla. Ndërsa lidhur me çështjen e pagesave të profesorëve, duke qenë se veprimtaria e tyre ka qenë e pezulluar për shkak të funksionet të tyre publik, anti korrupsioni sqaroi se institucione të tjera kompetente e procedojnë veçmë aktualisht çështjen. Kanë kërkuar nga Inspektorati shtetërorë dokumentacion shtesë për të gjithë inspektimet e deri tanishme në UT të, për të parë nëse komisioni shtetërorë ka pasur qasje të njëjtë tek të gjithë inspektimet.
Propozoj që në pajtim me nenin 17 pika 3, neni 22 pika 1 nga ligji për korrupsion dhe konflikt interesi, i cili lidhet me nenin 38 të rregullores së Komisionit Anti-korrupsion, të sillet vendim që tu hedhur poshtë këtë kallëzim dhe për të njëjtën gjë të njoftohet kallëzuesi – u shpreh Vlladimir Gjorgjiev, anti-korrupsioni.
I kontaktuar nga Alsat, ministri i Arsimit Ademi i cilëson edhe një herë tendencioze përpjekjet e inspektorit Ilievski, dhe madje thekson se shkeljet ligjore të tij janë të pa diskutueshme. Akuzat e vazhdueshme të Ilievskit, sipas Ademit janë të kota, pasi për lëndët e inspektorit në fjalë, institucionet përkatëse I kanë rrëzuar për shkelje dhe parregullsi. Ademi nuk e përjashton mundësinë e padisë ndaj inspektorit Ilievski për prishje të reputacionit.
Janë shkelur dispozitat ligjore, është shkelur e drejta procedurale dhe e drejta materiale. Ky nuk është i vetmi rast i inspektorit ilievski që ka përfunduar në mënyrë të tillë. 26-10 Kemi të bëjmë me një veprim tendencioz, dhe andaj unë çdo herë kur iu kam drejtuar opinionit kam apeluar që institucionet ta bëjnë punën e vet dhe me përpikëri t’i zbarojnë të gjitha dispozitat ligjore – tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Edhe zëvendësministri i brendshëm Agim Nuhiu i cili gjithashtu ishte cak i akuzave të profesorit, tha se do të ndjek juridikisht profesorin i cili sipas tij, përmes një fushate mediale ka tentuar që të njollos emrin e tij.
Komisioni anti-korrupsion dëshmoi se ishte një fushatë e padrejtë dhe e panevojshme për të denigruar dhe stigmatizuar personalitetin tim akademik dhe të arriturat e mia 20 vjeçare në fushën akademike dhe shkencore si dhe të UT-së, dhe unë jam duke u konsultuar që ndaj personave që bënë këtë fushatë të padrejtë ndaj figurës time, të kërkoj edhe përgjegjësi juridike – deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i Brendshëm.
Por Gjorgji Ilievski, edhe vendimin e Komisionit Anti-korrupsion e quajti si të ndikuar politikisht duke paralajmëruar procedim të rastit edhe në instanca tjera më të larta, përfshi edhe gjykatat ndërkombëtarë.
E gjithë kjo mendoj se ka prapavijë politike. Sinqerisht të ju them prita një vendim real nga ana e Komisionit Anti-korrupsion. Një qasje e tillë lë hapësirë për dyshime por unë nuk do e lë me kaq. Do i informoj të gjithë institucionet si vendase ashtu edhe të huaja – tha Gjorgji Ilievski, inspektor i arsimit.
Iniciativa e Ilievskit ishte ngritur që prej 4 muajsh por, ajo u bë subjekt shqyrtimi nga një serë Inspektimesh. Pas anulimit të këtyre vendimeve të Ilievskit, Ademi, Nuhiu dhe Emruli gëzojnë titujt e marrë. Pas rastit me Ademin, Nuhiun dhe Emrulin, inspektorit Ilievski i kanë rënë në shkallë të dytë edhe 18 raste të tjera të ngjashme për tituj në fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, 3 raste në Onkologji pas tre iniciativash radhazi nga ai, të rrëzuara serish.
Besian Leka
Loading…