Anulohet gjykimi për rastin “Titanik”

Anulohet gjykimi për rastin “Titanik”

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” anulohet për më 26 nëntor, për shkak të mungesës së të akuzuarit Martin Protugjer.

Gjykatësi Osman Shabani, tha se Protugjeri nuk e ka njoftuar gjykatën deri në fillim të seancës së sotme gjyqësore për mungesën e tij. Për seancën e e ardhshme, gjykatësi, dha urdhër për ndjekje policore të Protugjerit.

Për seancën e ardhshme janë ftuar katër dëshmitarë.

Paraprakisht mbrojtja e Mile Janakieskit, avokati Elenko Millanov, kërkoi nga Gjykata që debati i sotëm të përfundojë në orën 12, për shkak të seancës publike të caktuar para Gjykatës Supreme për klientin e tij.

Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe përfaqësues i akuzës është Lile Stefanova.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është arratisur, në rastin “Titanik” akuzohen edhe Kiril Bozinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boskovski, Ilija Dimovski, Munir Pepic, Edmond Temelko, Keko Toilko, Leko Janakieski. Korunovski, Kosta Markovski, Dragce Dragcevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Chezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskovic dhe Lenka Rashjakovska.

Ata akuzohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. Rastin e hapi PSP-ja, që pastaj ta marrë në duar Prokuroria Publike e shtetit, ndërsa rasti përsëri i ishte ndarë prokurores publike Lile Stefanova./mia

Loading…