Anulohet ndeshja Linfield-Drita

Anulohet ndeshja Linfield-Drita

Lajm i keq, sipas faqes së belfastlive.co.uk, sfida e sotme mes skuadrës së Irlandës veriore dhe kampionit të Kosovës, Drita nga Gjilani, ështzë. Anuluar.a rsyeja ësht virusi korona.

“Menjëherë pas orës 03.20 të mëngjesit UEFA njoftoi se ndeshja  nuk do të zhvillohet pasi një lojtar i dytë nga Drita testoi pozitiv me Covid-19”, raporton “belfastlive.co.uk”.

Në një deklaratë, UEFA tha: “Pas një vendimi të marrë nga autoritetet shëndetësore zvicerane në bashkëpunim me UEFA për të vendosur të gjithë ekipin e KF Drita në Karantinë pasi një lojtar i dytë nga pala e Kosovës kishte testuar pozitivisht për COVID-19, nuk mund të luhet ndeshja e radhës paraprake e Champions League UEFA ndërmjet KF Drita dhe Linfield FC – e planifikuar për 11 gusht në ora 18:00 CET në Nyon, Zvicër”, thuhet nga ky portal.