Anuloi koncertet nga koronavirusi, Katy Perry largohet nga Australia duke u mbrojtur me një jastëk në fytyrë

Anuloi koncertet nga koronavirusi, Katy Perry largohet nga Australia duke u mbrojtur me një jastëk në fytyrë

Këngëtarja e famshme Katy Perry ka anuluar të gjitha koncertet në Australi, pasi dy pjesëtar të stafit të Universal Music u infektuan nga koronavirus.





Perry u shfaq në aeroportin e Sidneyt, e veshur e gjitha me gri dhe me një jastëk të bardhë me të cilin mbulonte gojën dhe barkun. Me syze dielli të zeza, ajo ka përshëndetur nga larg fansat e shumtë që e prisnin.

Një fotograf i famshëm, i cili kërkoi të mbetej anonim, tregoi për Daily Mail Australian që Katy qëndroi në hotelin e saj gjatë gjithë ditës së enjte, përpara se të merrte avionin drejt Amerikës.

Ajo postoi një Story në Instagram rreth orës 4 të pasdites ku shkruante ‘WASH’ në një foto me qiell, duke dhënë mesazhin për të larë duart, për shkak të virusit vdekjeprurës.

TAGS