Anwar Hadid krenar me paraqitjen e Duas në mbrëmjen e ‘MTV EMA 2019’

Anwar Hadid krenar me paraqitjen e Duas në mbrëmjen e ‘MTV EMA 2019’
18:30 | 4 Nentor 2019

Dua Lipa ishte nga emrat e dalluar natën e mbrëmshme.

Dua Lipa ishte prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga ‘MTV EMA 2019’ ku ishte e ftuar për t’i argëtuar pranishmit me paraqitjen e saj, shkruan lajmi.net.

Si me performancë ashtu edhe me pamjen e saj shqiptarja ishte magjepsëse, ajo për të parën herë performoi këngën e saj më të re ‘Don’t start now’ në qytetin andaluzian.

Dhe paraqitja e Duas ka bërë mjaft krenar edhe Anwarin i cili po ashtu ishte prezent në këtë organizim, para pak minutave ai ndau një foto me Duan nga nata e mbrëmshme ku shkroi “Shumë i lumtur me këtë vajzë, angazhim i madh dhe energji”. /Lajmi.net/

TAGS