Anxhela Peristeri synon tregun ndërkombëtar me videoklipin e këngës fituese të Kënga Magjike 2017

Anxhela Peristeri synon tregun ndërkombëtar me videoklipin e këngës fituese të Kënga Magjike 2017

Anxhela Peristeri ka sjell pas një kohe të gjatë videoklipin e ri.

Këngëtarja ka publikuar videon e këngës fituese të “Kënga Magjike 2017” në gjuhë të huaj dhe me klip muzikor.

Ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me tenorin e njohur shqiptar, Kastriot Tushën.

“Insanely in Love”, titullohet projekti i ri që duket se synon të prekë tregun ndërkombëtar pasi ka version anglisht dhe italisht.

Një këngë që u vlerësua për zërin dhe tematikën që trajtonte ndërsa teksti është punuar nga Olti Curri.

Lexo po ashtu:

Pas suksesit në festivalin e madh shqiptar, pritet që Anxhela të marrë vëmendjen e vendeve të tjera të botës.

Ndryshe, këngëtarja pritet të sjell edhe këngë të tjera gjatë këtij viti. /Telegrafi/

TAGS