Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Ndër gjërat më të bezdisshme në jetë, është kur të mbetet në mendje një këngë, të cilën e këndon vazhdimisht edhe pse e urren.

Më keq është kur iu pëlqen një këngë dhe e këndoni në vete, pa ditur se ku mund ta gjeni origjinalin, çfarë titulli ka, apo kush mund ta ketë kënduar, transmeton Telegrafi.

Si mund të t’ia dini tekstin apo melodinë e kësaj kënge, që e këndoni në vete, pasi gjithnjë e keni dëgjuar në ndonjë lokal, apo kalimthi nëpër rrugë.

Për fat të mirë, kohëve të fundit janë lansuar disa aplikacione, që iu ndihmojnë të identifikoni këngën që po e dëgjoni në sfond, apo që e keni dëgjuar ndonjëherë më parë.

Shazam

Një prej aplikacioneve më të përhapura për të identifikuar një këngë, sigurisht se është Shazam. Mjafton që shfrytëzuesi ta afrojë pajisjen pranë burimit të zërit dhe pasi të klikojë në ikonën e aplikacionit, të pret derisa titulli të shfaqet.

Me saktësi shumë të madhe, pasi t’ju ketë treguar të dhënat elementare të këngës, Shazam ia bartë edhe linkun nga Youtube, ku mund ta dëgjoni me lehtësi

SoundHound

Sikurse Shazam që aktivizohet me klikim butoni, njëjtë punon edhe SoundHound, por ofron edhe më shumë. Nëse nuk keni arritur ta nxirrni telefonin dhe të aktivizoni aplikacionin, kënga ka përfunduar dhe ju keni mbetur pa e gjetur titullin apo muzikantin.

Mjafton që ta këndoni këtë këngë, sa më pastër që mundeni dhe SoundHouand ka aftësi ta identifikojë, megjithëse nuk e ka dëgjuar origjinalin.

Google Sound Search

Ata që kanë telefon Pixel, janë të njohur me aplikacionin Google Sound Search.

Ky format ka aftësi të identifikojë secilën këngë, për ta njoftuar përdoruesin me detajet e nevojshme, sikurse Shazam apo SoundHound, por mund të veprojë edhe pasi kënga të ketë përfunduar shumë më herët.

Meqenëse ky aplikacion është i aktivizuar gjithnjë dhe identifikon secilën këngë që dëgjohet në sfond. Vetëm mund të ktheheni pas, në të dhënat e mbledhura dhe ta gjeni, atë këngën që e dëgjuat më herët dhe menjëherë iu mbeti në mendje.

Siri ose Alexa

Të afta në gjetjen e këngës që po dëgjohet, janë edhe pajisjet shtëpiake si Siri nga Apple, apo Alexa e kompanisë Amazon.

Mjafton vetëm t’i thirrni dhe t’ju jepnin urdhrin, që të pajiseni me titullin e këngës së dëshiruar.

Geenius apo Google Search

Nganjëherë asnjëra prej aplikacioneve që ishin më lartë nuk iu kryejnë punë dhe iu duhet ta këndoni në vete atë këngë, që nuk e dini se kush e këndon.

Hyni në Geenius apo në Google Search, shkruani një pjesë të tekstit, së paku pjesën që iu kujtohet. Është e pamundur, që të mos e gjeni këngën e dëgjuar, vetëm nëse nuk ndodhet teksti saj në asnjë platformë digjitale. /Telegrafi/

TAGS