13 July 2018 / 15:16
Përmes aplikacionit “Visit Macedonia”, shteti do t’i tërheqë turistët transit që të qëndrojnë disa ditë në vend. Aplikacioni ka versionin celular web në tre gjuhë. Turistët që kalojnë nëpër Maqedoni, përmes këtij aplikacioni do të mund të informohen për të gjitha vendet turistike, përmendoret, muzetë, restorantet, hotelet, bukuritë natyrore, gjetjet arkeologjike, me ilustrim të hollësishëm dhe koordinatat e lokacioneve. Për këtë aplikacion nga arka e shtetit janë ndarë 1,2 milionë denarë.