Apostolova viziton qendrat e votimit në veri: Shpresoj që ata të cilët zgjedhen nuk do të japin dorëheqje

Apostolova viziton qendrat e votimit në veri: Shpresoj që ata të cilët zgjedhen nuk do të japin dorëheqje

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, po qëndron në veri të Mitrovicës, ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave veriore.

Ajo ka vizituar Shkollën “Sveti Sava” për të vëzhguar procesine votimit nga afër, raporton Telegrafi.

Apostolova gjatë kësaj vizite ka theksuar se ka vërejtur një proces të mirë të votimit,  por dhënë vërejtje rreth listave të votimit.

Ndër të tjera ajo ka thënë se shpreson që asnjëri nga kryetarët, që do të zgjidhet, nuk do të japë dorëheqje, ashtu siç ka ndodhur herën e kaluar, pasi që sipas saj Bashkimi Evropian ka shumë fonde për të dhënë për gjithë Kosovën dhe natyrisht edhe për veriun.

Ndryshe në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe./Telegrafi/

TAGS