Arbana Osmani surprizohet nga babai/ “Jam i lumtur që je shndërruar në një model”

Arbana Osmani surprizohet nga babai/ “Jam i lumtur që je shndërruar në një model”
Tash esht Koha

Mbrëmjen e djeshme në punatën e fundit të “Dua të të bej të lumtur” e surprizuara ka qenë moderatorja, Arbana Osmani. Këtë herë stafi i programit pa dijeninë e zonjës së shtëpisë, kishin sjellë në studio babain e Arbanës, zotin Demir Osmani. Zoti Demir është një personazh i njohur dhe është shfaqur disa herë nëpër ekrane të ndryshme, por ishte hera e parë që ishte në të njëjtën studio televizive me vajzën e tij.



Moderatorja u shtang teksa pa babain e saj të futej në studio dhe jo personazhin që ajo priste. Arbana rrëfeu se ishte hera e parë që ishte në një studio me babain e saj, por gjithashtu tha se kritikuesi i parë kishte qenë vetë ai. “Për mua ishte hera e parë që isha autore e një programi, pra kur nisa projektin e Dua të të bëj të lumtur, prisja që kritikat e para t’i merrja nga mami, por jo ishte vetë babai që më kritikoi duke më thënë se nuk e pëlqente programin.”,- tha moderatorja.

Nga ana tjetër zoti Demir u shpreh se ishte krenar për arritjet e Arbanës dhe se ishte krenar që kishte një vajzë si moderatorja. “Për mua është krenari që tashmë kur shkoj diku nuk më njohin më si Demiri, por si babai i Arbanës. Jam tepër i lumtur që ti je shndërruar në një model, prandaj të them vazhdo në këtë rrugë sepse kjo është rruga e duhur. Ti je ndryshe nga ne të gjithë, sepse jë bamirëse, prandaj jam shumë po shumë krenar për ty.”,- u shpreh zoti Demir.

Tash esht Koha
TAGS