Arbana Xharra e shet shqiptarinë për përfitime personale

Arbana Xharra e shet shqiptarinë për përfitime personale

Arbana Xharres i paska dal sërish punë me shqiptarët e Maqedonisë. Për ca dollarë, ajo paska paralajmëruar njollosjen e radhës të bashkëkombësve të saj. Brenga e saj e përhershme mbetet “rreziku nga Turqia”, respektivisht feja islame.

Para se të na shes pallavara, ajo bën mirë të na tregojë se a mbrohet shqiptaria vetëm duke e ndryshuar fenë, siç veproi e motra e saj? Nëse po, atëherë e inkurajoj që edhe ajo ta ndërmerrë një hap të ngjashëm e mbase do të gjejë qetësinë shpirtërore!

Dhe, fatkeqësisht, nuk janë të paktë ata që bien në propagandën e një pseudo-gazetareje që anti-islamizmin e ka shndërruar në biznes profitabil.

Megjithatë, me zhurmën e saj ajo nuk mund t’i zbeh faktet se e njëjta Turqi ndaj të cilës ajo dhe islamofibë të tjerë vjellin vrerë ka hapur dyert pa viza për shqiptarët dhe ka investuar qindra miliona euro në çerdhe, shkolla, spitale, qendra kulturore e rekreative. Ndërkohë, Evropa vazhdon të na mbajë të izoluar dhe sa më “evropian” që paraqitemi, çuditërisht aq më lart ngritet shkalla e korrupsionit – luftimi i të cilit mbetet kusht themelor nga Bashkësia Evropian.

Por, për ta luftuar korrupsionin, Arbana Xharres do t’i duhej ta luftonte së pari shefin e vet. Andaj, në këtë situatë më të lehtë e ka që “rrezikun” ta kërkojë diku tjetër dhe të trillojë e shpifë marrëzisht në kurriz të atyre bashkëkombësve që strehuan qindra mijëra kosovarë në vitin 99′.

Shqiptaria sot nuk vuan dhe nuk është e rrezikuar nga radikalët fetar, por nga njerëzit si Arbana Xharra që trillojnë armiq imagjinarë që ta dëshmojnë guximin qytetar i cili iu mungon kur në pyetje janë “talebanët politikë” që shkatërruan thuajse çdo vlerë shqiptare e që na promovuan “intelektualë” të tipit të Arbana Xharrës që u vetshpallën “kalorës të krishterizmit” dhe “rojtarë të vlerave perëndimore”.