Arben Malaj: “Dorëzoni çelësat”, një sugjerim për krizën sociale të strehimit

Arben Malaj: “Dorëzoni çelësat”, një sugjerim për krizën sociale të strehimit

” Dorezoni Celsat” – ky ishte reagimi i banoreve te Berlinit kur qirate po beheshin te pa perballueshme. Kjo mund te jete perkohsisht e aplikueshme edhe per kompanite e ndertimit ne Shqiperi qe kane mijra shtepi te pa shitura. Masa te jete e perkohshme deri ne 1 vit. Kjo zgjidh strehimin e te pastreheve te termetit, liron hotelet qe te rifilloj aktiviteti turizmi, qe te mos pengohet renia ekonomike dhe te mbeshtetet Ri-ngritja morale, sociale dhe ekonomike. Kjo mund ti detyroj pronaret ti shesin me lire dhe shpejte keto apartamente, kjo lehteson krizen humanitare por edhe krijon mundesi te invesitmit te parave nga shitja per investime te reja te ketyre kompanive.

Problemi i te pastreheve nuk zgjidhet vetem me thirje solidare por me mekanizma te mencura te politikave publike, te cilat ne kohe kriza duhet te jene racionale, efektive, duke zbutur krizat perkohshme pa cenuar themelet afatgjate te zhvillimeve efektive.

Shoqatat e ndertimit i kane dorezuar ne qeveri listat konkrete, vendndodhjen dhe madhesine e shtepive te pa shitura.

Aktualisht strehimi i rreth 13,000 personave qe kane humbur shtepite nga termeti- eshte prioriteti kryesore kombetare,

Dimri eshte i ashper, pasiguria se ku do te sistemohen pasi te dalin nga hotelet, sa gjate do te qendrojne deri sa te futen ne shtepite e reja, eshte edhe nje stress psikologjik torturonjes per fatkeqet e kesaj tragjedie.

Padyshim zgjidhja e pare eshte sistemimi me qira. Kjo eshte pozitive, por duhet te vendoset nje kufi i niveli te qirase. Rregullat e thjeshta te tregut argumentojne se rritja e kerkeses per qira do te rrit nivelin e tyre.

Ndersa ne kusht normale rregullimi kerkese-oferte i lihet “lojes se lire te tregut te tregut te lire”, ne rast emergjence nga nje fatkeqesi natyrore, liria e tregut sjell deferimime, sjell kosto shtese per te gjithe.

Prandaj qeverite kane edhe mbeshtetjen kushtetuese te nderhyjne per te garantuar zgjidhjen e krizave humanitare.

Mund te jete produktive qe sistemimi te jete sa me i shpejte, qe vetem per keta individe aplikoh qira fikse nga qeveria, te mos aplikohet tatimi i qirase, apo tatimi i shitjes se ndertesave, per te mos lejuar qe te perfitojne abuzivisht ata qe nuk jane pjese e kesaj skeme humane dhe solidariteti,

Pra nuk hiqet me ligj tatimi i qirave dhe i shitjes se ndertesave per te gjithe, por vendoset kompesimi i tatimit te qirase dhe shitjes se ndertesave vetem per kete komunitet.

Vendosja e nje kontrolli cmimesh tavan per qirate, cmimet e apartamentet dhe per nje kohe te kufizuar edhe te cmimeve per mallrat e paketave sociale, ndihmon ne zgjidhjen e shpejte te krihzes strehimit, reduktim te kostove sociale, redukton procedurat dhe cdo kostotdirekte dhe indirekte dhe mbi te gjitha siguron mbeshtetjen solidare per keta individ dhe familjet e tyre.

Qeveria ka te dhena te mjaftueshme statistikore per madhesine e hapesirave per qira dhe te cmimeve te banesavedhe mallrave te shportes ushqimore. Kjo e lehteson aplikimin e masave te detyrueshme sociale. Qeveria nuk duhet mbaj parasysh sidomos ne kete situate kritike keshillen e mencur te Lagard ish shefes te FMN-se dhe aktualisht Presidente e Bankes Qendore Evropiane se te qeverisesh pa statistika eshte si te ecesh me drita te fikuara ne nje tunel.

Sa per debatin per fiksimin e qirave – ne vitin 2019 ne Gjermani, ne vecanti ne Berlin ku 85 % banojne me qira, kur nuk kishte me ndertime te reja dhe qirate por rriteshin ndjeshem dhe po beheshin te pa perballueshme per qytetaret gjermane u be thirje per referendum me fokus “Dorëzoni çelësat”.

Referendumi synonte shpronësimin e apartamenteve nga pronarë të mëdhenj në Berlin qe dispononin 250 000 banesa ose rreth 15 % te stokut per banesa per qira. Levizje sociale kunder kostove ne rritje te jetese se perditeshme , rritje qe prodhon varferi dhe pabarazi me te madhe ka ne cdo vend dhe tentojne te rriten.

Thelbi i ketij postimi nuk eshte shpronesimi i pronareve te shtepive qe jepen me qira apo per shitje, por lehtesimi i cdo plage sociale qe krizat te mos ushqejne levizje apo qendrime deri edhe radikale.
Arbeni