Arben Taravari: Ja cila është ideologjia ASH-AAA

Arben Taravari: Ja cila është ideologjia ASH-AAA

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Arben Taravarit:

Këto ditë, shumë politikanë, analistë e gazetarë ose konfuzë ose anëtarë të partisë, duke qenë se po ndjenë humbjen dhe agoninë e rënies, parashtrojnë për koalicionin Aleanca-Alternativa pyetjen absurde – cila është ideologjia e cila ju bashkoi…

Me këtë rast duhet të theksohet se partitë shqiptare në RMV duhet të kenë vetëm një ideologji: Përkushtimi për të plotësuar të drejtat e shqiptarëve ende të cenuara në strukturën shtetërore!

Çdo parti shqiptare që punon për të mirën e shqiptarëve dhe popullit në përgjithësi, e ka bashkëpunimin Natyror!
Në fakt keqkuptimi vjen nga funksionimi anormal i BDI-së, të cilës është shumë e vështirë t’i gjesh një ideologji. Kjo parti bashkëjetoi me ata ndaj të cilëve thoshte se kishte ngritur pushkë. Pastaj u nda me ta për t’u bashkuar me kundërshtarët e tyre. Votoi majtas duke qenë djathtas dhe e kundërta. E vetmja gjë e sigurtë që kuptohet nga sjellja ndër vite e BDI-së është qëndrimi i saj në pushtet me çdo kusht, kjo është ideologjia e saj!

Ndaj ndoshta dikujt nga radhët e saj i duket e pakuptueshme se si mund të bashkohen dy parti me ideologji tjetër përveç asaj të pushtetit. Koalicioni fitues (Aleanca – Alternativa) do të vij në pushtet që të ndërtojë shtet, BDI-ja sakrifikon edhe pëllëmbën fundit në shtet për të qëndruar edhe një ditë në pushtet.
Gjithsesi kjo pyetje e analistëve dhe gazetarëve të partisë ose atyre konfuzë është më se e kuptueshme duke marrë parasysh diktaturën në të cilën janë mësuar të përshtaten por tani është Ndryshe, tani qëllimi është Shteti, mjeti është pushteti!