Ardian Bujupi do të vijë në duet me këngëtaren kurde Helly Luv

Ardian Bujupi është në përgatitje të projektit të ri muzikor, të cilin do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtaren Helly Luv.

Këngëtari shqiptar ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kënga e re do të lansohet pas një jave (18 dhjetor).

Dy protagonistët e duetit të ri kanë publikuar imazhe në Instagram nga xhirimet e videoklipit.

Lexo po ashtu:

“Guns&Roses” titullohet kënga e re, ndërsa Helly e ka quajtur Ardianin një këngëtar të mrekullueshëm.

Helan Abdulla, e njohur me emrin skenik Helly Luv, është një këngëtare, valltare, koreografe, aktore dhe modele kurde, e lindur në Urmia të Iranit.

Karriera e saj filloi duke publikuar video në Myspace dhe YouTube, teksa këndonte versionet e saja të këngëve të njohura.

Më pas, ajo nisi të lansonte materiale të saja muzikore, si dhe është paraqitur si aktore në filma dhe videoklipe të ndryshme.

Helly u bë e popullarizuar falë suksesit të këngës “Risk It All” të publikuar në vitin 2013 dhe vazhdoi me projekte të reja në muzikë dhe aktrim. /Telegrafi/

TAGS