Ardian Bujupi publikon bashkëpunimin me Fero47

Ardian Bujupi publikon bashkëpunimin me Fero47

Ardian Bujupi e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor i cili është bashkëpunim.

Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi e ka lansuar në Youtube këngën e tij më të re të cilën e ka në bashkëpunim me hip-hop artistin e huaj Fero47, shkruan lajmi.net.

“Wie im traum” titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip. Më parë është publikuar vetëm traileri i kësaj kënge dhe fansat e këngëtarit mezi e kanë pritur lansimin e plotë të saj.

Kënga e fundit “Guns & Roses” e Ardianit ishte bashkëpunim dhe arriti më shumë se 8 milionë klikime në Youtube.

Ai njihet edhe për projektet solo me të cilat ka arritur të bëhet njëri ndër emrat më të suksesshëm e më të komentuar brenda dhe jashtë vendit./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS