ARIAN – Studentët e FEFS solidarizohen me skijatorin e ndjerë, Arian Daci

Vdekja e papritur e skijatorit dhe zëvëndësministrit të diasporës, Arian Daci, ka prekur komunitetin e sporteve dimërore.

Brezovica është qendër e sporteve dimërore, kryesisht e skijimit.

Arian Daci ishte zëvëndësministër i diasporës, por edhe një skijator tejet i zoti, i njohur për komunitetin e sporteve dimërore.

Daci vdiq pas një aksidenti me ortek duke skijuar në Brezovicë.

Në solidarizim me të, studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) nuk mbajnë mësim gjatë ditës së sotme (e dielë).

Lajmi për vdekjen tragjike të zv. ministrit të Diasporës Arian Daci, në Brezovicë ka bërë që dekani dhe stafi i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), të pezullojë aktivitetet mësimore deri në një vendim të ardhshëm. 110 studentë nga FEFS dhe 15 profesorë të udhëhequr nga dekani Musa Selimi gjenden në Brezovicë për të zhvilluar procesin mësimor rreth lëndëve të sporteve dimërore. Selimi për Sport PLUS ka thënë se nuk ka hapësirë për shqetësim dhe gjendja është nën kontroll.

“Të gjithë studentët janë shëndosh e mirë në hotel dhe dekanati i FEFS, të cilin e drejtoj, ka marrë vendim që nga nesër të pezullohet procesi mësimor në Brezovicë, deri në një vendim të ardhshëm”, theksoi Selimi.

Me këtë rast është realizuar edhe një foto e përbashkët e studentëve në kujtim të Arianit duke formësuar emrin e tij në panoramën e Brezovicës. /Telegrafi/

TAGS