Ariana Fejzullahu feston ditëlindjen e saj me këtë foto të veçantë

Ariana Fejzullahu feston ditëlindjen e saj me këtë foto të veçantë
19:41 | 18 Maj 2019

Ariana Fejzullahu është në pritje të fëmijës së katërt.

Ariana Fejzullahu bashkëshortja e Ermal Fejzullahut me foton e publikuar ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së katërt, shkruan lajmi.net.

Në foton e ndarë  ajo shfaqet me një fund të ngushtë që i tregon lehtësisht barkun e rrumbullakosur.

Dita e sotme ka edhe një kuptim të veçantë për të, pasi sot Ariana feston ditëlindjen e saj dhe bashkëshorti i saj Ermali i ka bërë një urim shumë të veçantë.

“Ndodh ndonjëherë si sot që unë kujtohem dhe kuptoj se jam njeriu më me fat, sepse kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam njohur. Urime ditëlindjen”, ka shkruar Ermali në fotografinë e publikuar. /Lajmi.net/

TAGS