Ariana Grande tregon se pse tha “ndyrësirë” kur Cardi B mori një çmim në Grammy Awards

Mbrëmë është ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.

Pasi Cardi B fitoi çmimin për albumin më të mirë të rap me albumin e saj “Invasion of Privacy”, Ariana Grande publikoi tre fjalë jo shumë të zgjedhura në Twitter.

“Damn, damn, ndyrësirë”, shkroi ajo në llogarinë personale të Twitterit dhe më pas e fshiu atë.

Arsyeja që pse humbi nervat e saj është ish-dashnori i saj, tashmë i vdekur Mac Miller, i cili pas vdekjes me albumin “Swimming” u propozua për Grammy në të njëjtën kategori.

Pasi fansat e kritikuan, Ariana ndjeu nevojën për të shpjeguar pse ishte e zemëruar. “Prindërit më thirrën në ceremoni”, shkroi ajo.

Lexo po ashtu:

“Nuk ka të bëjë asgjë me Cardin, urime për të, betohem. Më vjen keq”, shtoi bukuroshja amerikane.

Ndryshe, Dua Lipa ka rrëmbyer dy çmime prestigjioze në mbrëmjen e kaluar në Los Angeles. /Telegrafi/

TAGS