Arifi: Ish-kryetari i Preshevës i dha mirënjohje Vuçiqit edhe pse ky e hoqi lapidarin e UÇPMB-së (Video)

Arifi: Ish-kryetari i Preshevës i dha mirënjohje Vuçiqit edhe pse ky e hoqi lapidarin e UÇPMB-së (Video)

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka akuzuar rëndë ish-kryetarin e kësaj komune, Ragmi Mustafa duke e quajtur edhe “budalla”.

Arifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Mustafës Serbia lapidarin ia kanë larguar para hundëve dhe i njëjti ka bërë edhe një gabim tjetër të madh.

“Në vitin 201, lapidarin [Ragmi Mustafës] ia kanë larguar para hundëve. Kush ia ka largua? A ia ka larguar Serbia, Vuçiqi dhe Daçiqi. A i jepet atij që të largon lapidarin mirënjohje? Serbia [Vuçiqi] të vjen në zyre dhe t’i i jep mirënjohje. Çka i thua vetes i mençur? A duhet të jesh mjek për të cilësuar këtë veprim? Ti budalla je. Nëse i lejon Serbisë të heq një simbol siç është lapidari i UÇPMB-së, dhe tani i jep mirënjohje, për mua është budalla”.

Kryetari i Komunës së Preshevës, siç përcjell Telegrafi, ka thënë se me atë veprim ish-kryetari i Preshevës ka ofenduar popullin shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Ai ka thënë se do të jep dorëheqje nëse largohet lapidari e nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe madje i ka dhënë mirënjohje Vuçiqit. Për çka? Pse ta ka larguar lapidarin?”, tha ndër të tjera Shqiprim Arifi./Telegrafi/

TAGS