Arilena Ara dhe KDDK publikojnë klipin “Last train to Paris”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka publikuar klipin e saj më të ri.

“Last train to Paris”, titullohet kënga, të cilën ajo së bashku me artistin KDDK, e publikuan në prill të këtij viti.

Foto: Cat Music/YouTube

Pas pothuajse një gjysmë viti, dyshja vendosën që këtë këngë ta finalizojnë me klip, i cili është mjaft i veçantë dhe me shumë ngjyra.

Tekstin e këngës e ka shkruar Kirill Lupinos, ndërsa për muzikën është përkujdesur Kirill Lupinos dhe Darko Dimitrov.

Arilena ka tash e sa kohë që synon tregun e huaj, dhe duket se po ia del mjaft mirë mbanë.

Lexo po ashtu:

Kënga që i dha më shumë famë asaj ishte “Nëntori”, e punuar nga Darko Dimitrov, dhe me tekst të Lindon Berishës.

“Last train to Paris”, duket të jetë suksesi i saj i radhës. /Telegrafi/

TAGS