Arilena heq dorë nga kënga “Shaj”, këngëtarja zbulon detajet për Eurovizionin

Arilena heq dorë nga kënga “Shaj”, këngëtarja zbulon detajet për Eurovizionin

Nuk na ndajnë shumë javë nga Eurovizioni dhe duket se Arilena Ara është gati për gjithçka. Këngëtarja ka zbuluar një tjetër detaj nga performanca e saj në festivalin më të rëndësishëm të muzikës në Europë, nëpërmjet një postimi në rrjet. Kënga “Shaj” jo vetëm që do të vijë e riorkestruar dhe në versionin anglisht, por duket se edhe titulli do të jetë krejt ndryshe. “Fall From the Sky” (Rënë nga qielli) do të titullohet versioni me të cilin Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Disa ditë më parë, këngëtarja ndau disa momente nga prapaskenat e videoklipit, i cili pritet të publikohet së shpejti. Pritet vetëm që rezultatet e sondazheve paraprake të bëhen realitet, pasi deri më tani Arilena është ndër pretendentet kryesore për vendin e parë.





TAGS