Arjen Robben vjen me një vendim befasues

Arjen Robben vjen me një vendim befasues

Mesfushori 35 vjeçar u largua nga Bayern Munich këtë verë pasi kontrata e tij përfundoi dhe ishte i lidhur me një kthim në ish-klubet si Groningen dhe PSV, si dhe një kalim në MLS.

Por ish-reprezentuesi i Holandës në vend të kësaj ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij të lavdishme, përcjell lajmi.net.

“Unë kam qenë duke menduar shumë gjatë javëve të fundit”, tha ai në një njoftim për shtyp. “Siç të gjithë e dinë, mora kohë për të marrë një vendim për të ardhmen time pas ndeshjes së fundit me Bayern Munich dhe vendosa t’i jap fund karrierës sime si një lojtar profesionist futbolli”.

“Është pa dyshim vendimi më i vështirë që unë kam dashur të bëj në karrierën time. Një vendim ku zemra dhe mendja u përplasën”.

Në karrierën e tij holandezi veshi fanellën e Groningen, PSV, Chelseat, Real Madrid dhe Bayern Munich.

35-vjeçari shijoi një karrierë fantastike duke fituar Kupën e Holandës, Kupën FA, Kupën e Ligës angleze, Superkupën e Anglisë, Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit si dhe Kupën e Gjermanisë, Bundesligën, Superkupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

/Lajmi.net/

TAGS