Arjola Demiri: Kritikat? Vijnë nga njerëz të dështuar e të dëshpëruar

Arjola Demiri: Kritikat? Vijnë nga njerëz të dështuar e të dëshpëruar

Enida HimajRrëfehet aktorja e “I Love Tropoja”: Mastrubimi në skenë, një mesazh për femrat shqiptare – “Zhgënjimet kam zgjedhur t’i neverit”





Arjola Demiri është padyshim fenomeni aktual televiziv. Me pjesëmarrjen e saj në “I love Tropoja”, ajo ka treguar edhe njëherë aftësitë që ka në sheshxhirim. Në intervistën dhënë për ‘Gazeta Shqiptare’ ajo rrëfen bashkëpunimin me Ermal Mamaqin.  E si një tropojane e vërtet, ajo shprehet se filmi është një vlerë për këtë vend. Kritikat? Aktorja i quan të dështuar njerëzit që i bëjnë.

Arjola në rolin e një tropojaneje në krah të Ermalit si do ta përshkruanit këtë eksperiencë?

Së pari, dua t’ju rrëfej se njohja ime me Ermalin erdhi përmes një audicioni ku pastaj përveç respektit tim si artist ju shtua bashkëpunimi të cilin e çmoj të suksesshëm. Pa asnjë dozë komplimente e shtese që nuk banojnë në karakterin tim ju them se jo vetëm unë, por kushdo që bashkëpunon me Ermal Mamaqin ka tri gjëra të sigurta: Shumë profesional dhe serioz.

Si shkoi premiera, a i kaloi parashikimet tuaja?

Premiera ndonëse pa një eksperiencë klasike shqiptare mendoj se ishte super e mirë dhe mbi gjithçka origjinale ndonëse nuk kishim praktikuar formalitete prezantimi. Ajo që vlen ishte interesimi dhe fakti që në fillim e mbarim të filmit e qeshura e shpirtit ishte sistematike. Çfarë mund të shtrydhësh më tepër se kaq nga një komedi. Ndihem jo vetëm e surprizuar, por e mrekulluar!

Si një tropojane, çfarë kritikash ke për këtë film, apo çfarë mund të ishte bërë ndryshe?

Ne në Tropoje kemi një shprehje të lashtë “Kush nuk lavdëron shtëpinë e tij le t’i digjet shtëpia”, por po ju them se përveçse komplimente artistike e humane Ermal Mamaqit si artiste e si tropojane nuk kam asnjë rezervë. Na ka pikturuar Mamaqi me ngjyra dashamirësie me sheqer humori!

Po kritikat që kanë qarkulluar në media, si i vlerësoni?

Për cilët kritikë po flisni? Për njerëz të dështuar e të dëshpëruar që kërkojnë të faktorizohen nga hiçi. E për këtë prapë kemi fjalë të arta ne nga vendlindja jonë: “Gomari edhe pse ven shalë nuk bëhet dot kalë, ai ngelet prapë gomar jo për shalë por për samar”. Besoj u shpjegova, sepse nuk dua ti bëj reklamë të paatorizuar firmës së falimentuar “Futja kot shpk”.

Si është Tropoja e vërtetë, ajo e filmit, apo ajo që mediat edhe ato ndërkombëtare njohin?

Nuk ka shumë Tropojë, ka vetëm një. Tropoja e vlerave dhe e historisë. Tropojë bujare dhe fisnike, e ndjeshme, trime dhe besnike dhe shumë artiste. Të tjerat Tropoja janë krijesa të rreme polike.

Shpesh aktorët janë diskret tek pjesa e pagesës, por a mund të zbulojë Arjola sa është paguar, apo jeni e kënaqur me pagesën?

Nuk ka punë diskrecioni. Për mua pagesa në këtë film për vendlindjen time është gjëja më e parëndësishme. Po të shtoheshin producentët si Ermali aktorët nuk do ishin kategori “homeless”, por një gjë ju garantoj: Producenti i filmit “I love Tropoja“ është shumë korrekt deri në detaje të çdo lloj marrëveshje. Nga eksperienca e çmoj dhe e përgëzoj.

Shpesh mediat ju referohen si aktorja që u masturbua në skenë, ju vjen keq kur e dëgjoni ende këtë?

Nuk kam koment…Një gjë ju them: Njerëzit me pranga kompleksi janë perversit e vërtetë që në emër të moralit prostituojnë lirinë e të tjerëve. Do doja që të gjithë gazetaret e portaleve të kishin parë shfaqen time pastaj të shkruanin një material mbi shfaqen dhe kam përshtypjen që nuk do shkruanin vajza që masturboj në skenë. Nuk më bëjnë përshtypje titujt pikant sot është luftë kush do shesë më shumë skupe. Kam punuar 5 muaj me radhë nga ora 8:00 deri në orën 12:00 të mëngjesit, dhe po te ishte vetëm masturbim shfaqja ime do kish qenë me e lehte. “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” është një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare.

Arjola jashtë kamerave, si është jeta juaj, pasionet, dashuria?

Jashtë kamerave e para kamerave Arjola është një nënë e tre fëmijëve si dhuratë hyjnore nga Zoti të cilin e falënderoj. Zhgënjimet kam kurajo t’i harroj e biles t’i neverit e injoroj. Krenarinë time e vullnetin nuk mi ndal njeri si mjete pune për të bërë të lumtur veten time por mbi gjithçka ata të tre fëmijë. Jeta është kopsht ku stinët nuk dhurojnë vetëm lule e gjelbërim … ka edhe dimër, por unë punoj që të jetë gjithmonë pranverë kopshti im.

TAGS