Arjola Shehu tregon si e hoqën papritur nga puna në televizion

Arjola Shehu tregon si e hoqën papritur nga puna në televizion

Moderatorja e njohur, Arjola Shehu këtë sezon na ka shoqëruar me emisionin “Ditë e re”, ku prezanton krah Kelvin Kadilit.





E ftuar në emisionin e saj, mëngjesin e sotëm, ishte Liesa Haxhiasllani e cila gjatë bisedës në studio rrëfen se në “Top Channel” e kanë lajmëruar për largimin e saj që në muajin korrik, ndërkohë që në shtator niste sezoni i ri.

Mirëpo, Arjola ka ndërhyrë duke treguar, mesa duke një eksperiencë personale. “E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht, që nuk je më në punë, kur sezoni i ri fillonte në 4 shtator?”, ka thënë me ironi Arjola, pa e bërë të ditur nëse po fliste për punën e saj në Klan apo në INTV.

Arjola dhe Kelvi erdhën këtë sezon në “Ditë e re” në vendin e Dajana Shabanit dhe Besmir Metanit, të cilët ishin prezantuesit e emisionit deri sezonin e kaluar.

TAGS