Armando Dobra nënshkruan kontratë me skuadrën angleze

Armando Dobra nënshkruan kontratë me skuadrën angleze

Mesfushori shqiptar i talentuar, 19-vjeçari Armando Dobra  ka arritur një marrëveshje të re me klubin Ipswich Town deri në verën e vitit 2023.

Lojtari që ka dal nga Akademia e këtij klubi është përfshirë në skuadrën e parë për pjesën më të madhe të sezonit dhe ka shënuar që në debutimin e tij gol në humbjen ndaj Luton në Kupën Carabao në gusht.

Ai ka bërë tetë paraqitje për Blues në këtë edicion.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë për U19, është ftua  edhe nga Shqipëria U21 për herë të parë në kualifikimin e tyre të Kampionatit Evropian.

Ai ka pasur të debutojë ndaj Kosovës në fund të marsit, por ndeshja u shty për shkak të pandemisë Covid-19.  

MEDIAL.mk