Armina Mevlani sqaron një herë e mirë thashethemet për dasmën e saj : Nuk ka dasëm këtë pranverë

Armina Mevlani sqaron një herë e mirë thashethemet për dasmën e saj : Nuk ka dasëm këtë pranverë
Tash esht Koha

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka qënë në vëmendje të mediave pas lajmit se do të martohet këtë pranverë me Shkelzen Berishën. Sipas agjentit të emisionit “Thumb on”, dasma do të mbahej në Itali.





Pas këtyre lajmeve, blogerja  ka reaguar përms një postimi në “Instastory”, ku tregon se nuk ka plan të martohet këtë pranverë, por dasëm sigurisht që do të ketë. Datën e dasmës dyshja do ta bëjë publike sapo ta kenë vendosur.

“Mediat na kanë martuar dhe ndarë disa herë përgjatë këtyre viteve! Këto kohë kanë dëshirë të na martojnë sa më parë. Doja vetëm t’ju sugjeroj të mos besoni gjithçka që lexoni. Sigurisht që do të ketë dasmë, por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë kjo pranverë”, shkruan Armina.

Tash esht Koha
TAGS