Një paciente e infektuar me COVID-19 është arratisur nga spitali i Gjakovës, ku ishte e shtruar prej një jave. Raportohet se ajo ka arritur që të arratiset nga spitali pa lejen e mjekëve mëngjesin e sotëm, por u gjet më vonë në shtëpinë e saj nga policia.
Me rekomandimet e mjekëve është marrë nga shtëpia dhe është shtruar sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.
Drejtori i spitalit të Gjakovës Hilmi Shala u shpreh:
“Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital.”