21 Dhjetor 2018 / 22:38
Prokurorja Villma Ruskoska gjatë intervistës në edicionin e sotëm të emisionit 360 gradë në Alsat ka bërë të ditur se së shpejti Prokuroria do të dalë me informata fillestare për publikun në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ruskoska tha se nesër pritet të arrijnë video incizimet nga Mali i Zi kurse incizimet nga Shqipëria ende nuk janë gati. Ajo gjithashtu pohoi se deri më tani sipas materialeve që kanë ende nuk është arritur të sigurohen informata se si është larguar Gruevski.
Loading…