Arrest shtëpiak për personin që sulmoi policët

Arrest shtëpiak për personin që sulmoi policët
Tash esht Koha

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.G.

Sipas njoftimit, i dyshuari më 20 maj rreth orës 14:20, në Pejë, ka sulmuar dhe kanosur seriozisht personat zyrtar në lidhje me detyrat zyrtare dhe atë dy zyrtarë policor pranë Stacionit Policor në Pejë, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kishin shkuar për asistim sipas kërkesës së Inspektorëve Komunal, i pandehuri ka kundërshtuar shoqërimin e tij për në polici, po ashtu ka rezistuar arrestimin e tij e më pas i ka sulmuar me duar zyrtaret policor duke i kapur për fyti dhe për uniform ashtu që zyrtarët policor ndaj të njëjtit janë detyruar të përdorin forcë dhe pas arrestimit ka përdorë fjalë kanosëse ndaj të dëmtuarve “keni me ma pa sherrin, ka me ju vra”.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Të pandehurit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS