Arrestimi i Platinit, reagon edhe FIFA

Arrestimi i Platinit, reagon edhe FIFA
13:39 | 18 Qershor 2019

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka reaguar pas arrestimit të Michel Platini.

FIFA thotë se është e angazhuar të bashkëpunojë me organet e hetuesisë pas arrestimit të ish-presidentit të UEFA-s Michel Platini në Francë në lidhje me një hetim korrupsioni në dhënien e Kupës Botërore të 2022 në Katar.

FIFA gjithashtu potencon se është në dijeni të raporteve në lidhje me Platinin, por nuk ka detajet e hetimit francez, përcjell lajmi.net.

Si president i UEFA-s, Platini ishte gjithashtu zëvendëspresident i FIFA-s asokohe dhe kishte të drejtën e votës për kandidatët e Kupës së Botës.

FIFA ndër të tjera “përsërit angazhimin e saj të plotë për të bashkëpunuar me autoritetet në çdo vend të botës ku po zhvillohen hetimet në lidhje me aktivitetet e futbollit”. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS