Në aksionet e policisë në shtator nga liria janë privuar 120 persona të cilët kanë qenë të përfshirë në “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorë”, informojnë nga SPB Tetovë.
Ky rezultat është pjesë e aktiviteteve të SPB Tetovë për zbulim dhe sanksionim të personave të cilët janë të involvuar në këto aksione joligjore.
Numri më i madh i tyre (92) janë të privuar nga rajoni i Tetovës, ndërsa 28 rajoni i Gostivarit.
“Kryesisht bëhet fjalë për meshkuj të moshës nga 15 deri në 45 vjeç, të cilët nuk janë vetëm nga Gostivari dhe Tetova, por edhe nga më shumë fshatra. Tek ata është gjetur, foto-dokumentuar dhe sekuestruar marihuanë, kokainë, heroinë, hashash dhe ekstaza. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër personave dorëzohen kallëzime adekuate penale”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
[embedded content]