Me 20.08.2019 rreth orës 17.20 në afërsi të fshatit Zubovc, Gostivar, zyrtarët policor e kanë ndaluar veturën e tipit “Fiat tipo” me targa italiane, ku kanë qenë G.I.(18) nga fshati Debresh, Gostivar, S.A.(27) nga Gostivari dhe A.A.(18) nga Vrapcishti, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit të tyre dhe veturës është gjetur marihuanë. Tre personat janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për zbardhjen e rastit.