Alsat-M 2019-07-15T22:40:45+02:00
Lajmi për dorëheqjen e parevokueshme të të parës së PSP-së, Katica Janeva dhe arrestimin e pronarit të televizionit 1TV, Bojan Jovanovski ka trazuar opinionin publik. PTHP-ja nuk ka komentuar përfshirjen në rast të Katica Janevës.
Dy persona të dyshuar për shantazh të biznesmenit të njohur janë arrestuar pas bisedës informative në gjykatë, do të mësohet se a do të caktohet masë paraburgimi, nga skandali që sot ka kapluar RMV, i njëjti po arrinë përmasa që do të dridhë të gjithë shtetin.
Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Mileski deri tani janë dy të dyshuarit që Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskoska ka hapur procedurë hetimore por vështirë të përfundojë hetimi me vetëm këta dy emra.
Atë që sot theksoi Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskoska në pres konferencën e sotme, u përfol se në qendër të vëmendjes do të vendoset njëri nga Prokurorët Publik/ DW
Loading…