Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit egjiptian në Pejë, pasi ky i fundit në gjendje të dehur kishte penguar ekipin mjekësor të emergjencës t’i japin ndihmën e parë.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Rexhë Avdia”, në ora 11.00, sipas Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje derisa të jetë në gjendje për procedura policore.