Arrestohet i dënuari me 28 vite burg, ishte në kërkim tash e 10 vite

Arrestohet i dënuari me 28 vite burg, ishte në kërkim tash e 10 vite

Një 42-vjeçar është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Ylli (Fatmir) Vangjelaj u kap këtë të enjte në kuadër të operacionit të koduar “Fundi i arratisë”, në sajë të shkëmbimit të informacioneve mes policisë italiane dhe shqiptare.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë me shkresën Nr. 3077 të datës 24.04.09 ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit Nr.45 të datës 25.03.09 të Gjykatës së Rrethit Vlorë e cila e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal”, shkruhet në njoftimin e sjellë nga policia.

Vangjelaj i fshihej drejtësisë prej 10 vitesh, duke përdorur gjeneralitete të rreme. Ai është dënuar për një vrasje në vitin 1999 në Itali. Vrasja ishte porosi e një grupi kriminal, ku viktimë mbeti një ekuadoriane, e cila dyshohej se punonte si një prostitutë.

Gjithashtu policia sekuestroi një automjet “Wolksvagen Passat”, një leje drejtimi që dyshohet të jetë i falsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar dhe dy telefona celularë.

42-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Policisë së Vlorës për ekzekutimin e vendimit penal, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të gjykatës italiane, e cila e ka dënuar me 23 vite burg. /Telegrafi/

TAGS