Arrestohet kosovari në Gjermani që po kërkohej nga Interpoli

Arrestohet kosovari në Gjermani që po kërkohej nga Interpoli

Të premten mbrëma është arrestuar një kosovar në Swabia të Gjermanisë.
Kosovari i moshës 29 vjeçare, ishte një tregtar i drogës, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpoli

Gjatë një kontrolli të policisë gjermane, ishin vërejtur parregullsi në regjistrimin e kosovarit. Pas një kontrolle më të thellë, doli që kosovari po kërkohej nga Interpoli.

Kosovari nuk kishte patentë shoferë dhe mbante me vete armë të ftohët.

Sipas policisë, 29 vjeçari ishte dënuar në vitin 2015 në Austri për trafik droge. Atij i ishin gjetur 129 kilogramë drogë në shtëpinë e tij.