Me 17.05.2019 në ora 09.00 në vendkalimin kufitar “Jazhincë” gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se personi H.Xh.(50) nga Kosova gjendet në listën “Arresto” me kërkesën e Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor, transmeton Almakos.
Ai është arrestuar dhe në ora 13.10 është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.