Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale detyrim

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale detyrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë një person të dyshuar për veprën penale detyrim.

Një person më 7 prill në stacionin policor Pejë kishte raportuar një rast për veprën penale detyrim, sipas së cilës personi i dyshuar D.B. (1991) kishte kërkuar shuma të konsiderueshme të hollash të cilat ia kishte kinse borxh, në të kundërtën do t’ia dëmtojë pronën.

Sektori i hetimeve të këtij stacioni ka zhvilluar hetime dhe ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk iu ka paraqitur policisë duke iu shmangur arrestimit.

Sot në orët e hershme të mëngjesit kanë planifikuar arrestimin e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij. Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit në Pejë, dhe me urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

TAGS