Arrestohet njëri nga terroristët më të kërkuar të ISIS-it, ai peshon 250 kilogramë – për ta transportuar në stacionin e policisë e vendosën në bagazhin e “pick-up”-it

Arrestohet njëri nga terroristët më të kërkuar të ISIS-it, ai peshon 250 kilogramë – për ta transportuar në stacionin e policisë e vendosën në bagazhin e “pick-up”-it

Anëtari i organizatës terroriste “Shteti Islamik”, Abu Adbul Bari, është arrestuar këtë javë në Mosul të Irakut. Megjithatë ky lajm nuk do të ishte kaq interesant po të mos ishte pesha e madhe e tij – 250 kilogramë, që i shkaktuan “paksa problem” autoriteteve të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Abu Abdual Bari i njohur si Shifa al-Nima është aq i rëndë, sa që njësitet speciale u detyruan ta vendosin në bagazhin e një “pick-up” për ta transportuar për në stacionin e policisë.

Siç raportojnë mediat irakiane, ai është zyrtar i lartë i ISIS-it i cili në kohën kur kjo organizate ishte në krye të “zgjerimit” të saj kishte kryer likuidime të njerëzve të shkolluar, dhe të gjithë atyre që nuk pajtoheshin me filozofinë e ISIS-it. Ai gjithashtu akuzohet për sulm me bombë në një xhami.

“Ai është përgjegjës për vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve. Ai ka përdhunuar dhe vrarë”, ka deklaruar Macer Gifford, njëri nga luftëtarët që ka marrë pjesë në çlirimin e Raqqas.

TAGS