Arrestohet personi që kërcënoi deputetin e Kuvendit

Arrestohet personi që kërcënoi deputetin e Kuvendit

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person pas kërcënimit që i ka bërë dje deputetit të Kuvendit të Kosovës, raporton Zëri.info

Policia ka njoftuar se drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kujtojmë se dje deputeti i Nisms, Haxhi Shala kishte publikuar një kërcënim që kishte marrë nga një qytetar./ZERI