Alsat 2019-11-12T14:06:14+01:00
Policia gjermane ka arrestuar tre persona, dy me origjinë turke dhe një me origjinë maqedonase. Personat dyshohen se po përgatisnin sulm terrorist në emër të ISIS-it në qytetin e Offenbach, raporton Euronews.
Prokuroria e Frankfurtit ka njoftuar se bëhet fjalë për një djalë të moshës 24-vjeçare me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe se ai është i dyshuari kryesor. Ai kishte tentuar që përmes internetit të blinte armë dhe po mundohej të ndërtonte bombën në shtëpi.
Dy personat e tjerë, me origjinë turke janë të moshës 21 dhe 22 vjeçe.
Loading…