Arrihet marrëveshja mes klubeve, Chelsea fiton betejën për Pulisic

Christian Pulisic mund të quhet një futbollist i Chelseat, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

Sulmuesi i talentuar amerikan nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Dortmundin që i skadon në verën e vitit 2020.

E përditshmja angleze Dail Mail ka raportuar se tanimë dy klubet Chelsea dhe Dortmund kanë arritur një marrëveshje për lojtarin.

Klubi anglez ka pranuar të paguajë 70 milionë funte për transferimin e amerikanit në Stamford Bridges.

Christian Pulisic. (Photo by Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

20-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me londinezët, ku do të ketë edhe një pagë vjetore prej shtatë milionë funteve.

Kësisoj Chelsea ka fituar betejën për lojtarin me klubet tjera si Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Manchester United e Paris Saint Germain.

Pulisic është pjesë e Dortmundit nga viti 2015, kur fillimisht iu bashkua akademisë së klubit.

Talenti amerikan këtë edicion është paraqitur në 12 ndeshje duke shënuar tre gola dhe duke asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

TAGS